Kina shënoi rritje të udhëtimeve të pasagjerëve tranzit hekurudhor urban në prill
2023-05-08 10:42:54

Foto nga VCG

Kina regjistroi një rritje të udhëtimeve të pasagjerëve në rrjetet e saj të tranzitit hekurudhor urban në prill, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Linjat e tranzitit hekurudhor të vendit në zonat urbane regjistruan 2.53 miliardë udhëtime pasagjerësh muajin e kaluar, duke u rritur 95.8 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit.

Sipas të dhënave, shifra përfaqësonte një rritje prej 27.3 për qind krahasuar me udhëtimet mesatare mujore të pasagjerëve në vitin 2019.

Në fund të prillit, Kina kishte 292 linja tranziti hekurudhor urban në funksionim në 54 qytete, me një gjatësi totale prej 9652.6 km, sipas ministrisë. (Fatosi)