Studioja belge “XDGA” shpallet fituese për projektin e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë
2023-05-08 10:44:31

Foto nga ATSH

Studioja belge e arkitekturës bashkëkohore “XDGA” u shpall fituese për projektin e stadiumit të ri “Flamurtari”, në Vlorë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalë së tij në finalen e konkursit ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri “Flamurtari”, tha se ambicia kryesore është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve shqiptare të mund të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social, njofton “ATSH”.

“Për të zgjedhur fituesin pamë me kujdes termat e referencës të një koncept të ri për qendrën e qytetit së bashku me stadiumin”,- u shpreh një nga anëtarët e jurisë.

“Jemi shumë të kënaqur, pasi jemi vërtet të përfshirë në qytetin e Vlorës”,- tha përfaqësuesi i studios fituese. (Fatosi)