Kina do të vazhdojë ta menaxhojë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve ngjitëse të kategorisë B
2023-05-08 20:35:44

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina do të vijojë ta menaxhojë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve ngjitëse të kategorisë B, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi se pandemia e COVID-19 nuk përbën më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, tha Mi Feng, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë shtypi të hënën.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSh, e bëri njoftimin të premten e kaluar, duke shtuar se vendimi i OBSh-së nuk do të thotë që COVID-19 ka përfunduar si një kërcënim global shëndetësor dhe që "është koha që vendet të kalojnë nga emergjenca në menaxhimin e COVID-19 së bashku me sëmundje të tjera ngjitëse."

Mi shtoi se virusi vazhdon ende të ndryshojë dhe raste sporadike e të lokalizuara infektimi ekzistojnë ende në Kinë, kështu që të gjitha krahinat dhe departamentet duhet të vazhdojnë ta menaxhojnë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve ngjitëse të kategorisë B, për të siguruar shëndetin e njerëzve dhe për të lehtësuar punën dhe jetën e tyre.