Studimi: Efektiviteti i vaksinës Covid kundër Omicron bie në mënyrë dramatike pas 6 muajve
2023-05-07 15:48:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Efektiviteti i vaksinave të Covid-19 kundër variantit Omicron zvogëlohet me shpejtësi me kalimin e kohës, bëhet e ditur në një studim të ri.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky rishikim sistematik dhe analiza e të dhënave dytësore nga 40 studime zbuloi se efektiviteti i vlerësuar i vaksinës si kundër infeksionit Omicron ashtu edhe ndaj sëmundjes simptomatike ishte më i ulët se 20 për qind në 6 muaj nga administrimi i dozave të para, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Efektiviteti i vaksinës ishte më pak se 30 për qind në 9 muaj nga administrimi i një doze përforcuese, sipas studimit të botuar në “JAMA Netëork Open”.

Krahasuar me variantin Delta, në efektivitetin e vaksinës kundër variantit Omicron u vu re një ulje më e theksuar dhe më e shpejtë e mbrojtjes imunitare. (Irma)