Importet e Izraelit nga Kina arritën në 2.62 miliardë dollarë në tremujorin e parë
2023-05-06 16:00:32

Importet (Foto Breitbart)

Importet (Foto Breitbart)

Importet e mallrave të Izraelit nga Kina, duke përjashtuar diamantet, arritën në 2.62 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit, cituar nga “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ruajti pozicionin e saj si burimi më i madh i importeve të Izraelit, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku importet izraelite arritën në 2.07 miliardë dollarë në janar-mars, si dhe Gjermaninë dhe Turqinë, sipas të dhënave zyrtare.

Importet kryesore izraelite nga Kina janë makineri, pajisje elektrike, tekstile, metale bazë dhe automjete.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat treguan gjithashtu se importet izraelite nga Kina përbënin 11.3 për qind të totalit të importeve izraelite në periudhën janar-mars, të cilat janë 23.1 miliardë dollarë.

Eksportet izraelite në Kinë, pa përfshirë diamantet, arritën në 729.1 milionë dollarë amerikanë në tremujorin e parë, ndërsa eksportet totale izraelite arritën në 14.79 miliardë dollarë amerikanë gjatë kësaj periudhe. (Irma)