Arbresha Talla, ambasadore e Garës së Startupeve të Grave në Austri
2023-05-05 09:41:27

Një nga ekosistemet më të mëdha në botë është ekosistemi i sipërmarrjeve dhe ideve të reja. Në këto lista ka me qindra të rinj, të cilët janë pjesë dhe që janë bërë bashkë nga vende të ndryshme të botës. Një grua me ndikim në  këtë listë është Arbresha Talla, e cila është e apasionuar pas inovacionit dhe sipërmarrjes. Ajo  jeton në Vjenë (Austri) që prej 7 vitesh. Shqiptarja tani është drejtuese e Startup Live Global, ku fillimisht u bashkua si vullnetare në vitin 2017. Që atëherë, ajo është e përfshirë në mënyrë aktive në komunitetin fillestar të Austrisë.

Ekspertiza e saj qëndron në krijimin dhe ekzekutimin e strategjive që nxisin rritjen, nga planifikimi dhe ekzekutimi i ngjarjeve të suksesshme deri te krijimi dhe menaxhimi i programeve të përshpejtuesit të startup-eve, ku aktualisht ajo menaxhon accelerate zero21.

Arbresha është një lidhëse dhe bashkëpunëtore e vërtetë, e aftë për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote me sipërmarrësit, investitorët dhe palët kryesore të interesit në të gjithë industritë. Përveç kësaj, ajo është mentore për disa startup-e dhe Ambasadore e Garës së Startupeve të Grave në Austri.

CMG: Arbresha, kur ju flisni për suksesin tuaj, a është ky edhe një qëllim pozitiv për ta ndarë me të tjerët ?

Arbresha Talla: Po është, ndaj suksesi vjen. Nuk jemi këtu për të qenë individualistë në përditshmëri. Madje unë jam në një tjetër fazë të jetës sime. Shumë shpesh kam bërë thirrje për të rinj të ndryshëm që të afrohen pranë meje për t'iu dhënë suportin e dëshiruar në këtë ekosistem të madh, i cili i bën bashkë të gjithë.

Jam pjesë e një familje të madhe  dhe jam rritur me shumë dashuri dhe këtë dashuri që unë e kam për jetën, e kam për veten dhe këdo që është pjesë e jetës sime .

CMG: Meqë u ndalët tek fëmijëria, si ka qenë ajo dhe kujtimet më të bukura prej saj ?

Arbresha Talla: Fëmijëria çdo gjë e ka të bukur, por edhe unë si shumë fëmijë të tjerë kam kaluar nëpër vështirësi, të cilat besoj që më kanë bërë të fortë dhe më kanë dhënë guximin për t'ia dalë dhe për  të vazhduar përpara . Ka shumë episode të veçanta jeta,ku rritja zë episdonin më të bukur.

CMG: Po nëse flasim për episodet e vështira, cilat mund të kenë qenë ato?

Arbresha Talla : Një ndër episodet më të vështira ishte kur vendosja të ikja drejt Austrisë,ishte një vend i ri, një botë e re, isha krejt e vetme në një horizont të ri tek i cili, kisha shumë shpresë që gjërat do të bëheshin edhe më të bukura dhe kështu ndodhën. Pavarësisht që hasa një vështirësi shumë të madhe në fillim, që besoj se e kanë të gjithë, unë gjithashtu mora në këmbim një valixhe suksesi.

CMG: Ju nuk e nisët direkt në këtë që jeni sot, apo jo ? Cili ka qenë profesioni juaj i pare ?

Arbresha Talla: Absolutisht!  Fillimet e mia i kujtoj me shumë krenari, pasi kanë qenë ato të cilat më kanë bërë të suksesshme sot. Fillimisht e kam nisur duke u kujdesur për fëmijët, por ëndrrat e mia nuk u shuan kurrë në sirtar. Ndërsa punoja për të rritur veten, punoja edhe për të nxjerrë shpenzimet. Në periudhën e Covid-19 pata fatin që të punoj online për një kompani veshjesh, e cila duke parë angazhimin tim i cili ishte tepër serioz, nuk vonoi të më punësojë me kohë të plotë.

CMG: A ishte e lumtur për këtë gjë ?

Arbresha Talla: Po isha shumë sepse ishte diçka që e doja prej kohësh, një  mundësi e mirë që edhe unë të avancoja në procedurat e qëndrimit tim në Austri.

Por dua të them diçka, ky vërtet ka qenë hapi im i pare, por ndër të tjera ka qenë edhe më i lodhshmi. Sot që flasim unë vijoj ende të ndjek ritmin austriak të mënyrës se si e organizojnë jetën.

Ne të gjithë ngrihemi në orën 03:00 të mëngjesit për në punë dhe është ky ritëm i vendosur dhe i qëndrueshëm që na bën ne edhe më korrekte në punë.  Nga ana tjetër, absolutisht që është edhe shumë e lodhshme sepse ne jemi pjesë e procesit duhet të mësohemi me rutinën tonë .

CMG: Sot ju manifestoni të gjitha sukseset tuaja, të një procesi të gjatë lodhje duke qenë drejtuese e Startup Live Global ?

Arbresha Talla:  Po. Fillimisht unë nisa diçka në formë vullnetare më pas në sajë të punës sot kam marrë këtë status. Nuk e kam pritur këtë gjë, jam tejet e emocionuar dhe kjo është shtysë që të eci përpara dhe të rris ekosistemet e start-up. Në këtë grup bëjnë pjesë vajza dhe gra shumë të sukseshme të cilat nëpërmjet punës kanë zbuluar pikat më të forta tek vetja. Unë aktualisht po i suportoj edhe të rinjtë, duke i angazhuar në ide dhe sipërmarrje të reja. Ftoj këtu të gjithë shqiptarët me ide në startup-e dhe unë nëse do të kem mundësi do t’i suportoj.

Intervistoi Megi Latifi