Operacioni i përbashkët europian kundër mafies italiane
2023-05-05 10:56:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hetuesit ndërkombëtarë kryen një operacion në shkallë të gjerë kundër anëtarëve të organizatës mafioze italiane “Ndrangheta” njëkohësisht në Gjermani, Belgjikë, Francë, Itali, Portugali dhe Spanjë.

Në total, u ndaluan 132 anëtarë të Ndrangheta-s, citon “Xinhua”. Sipas Europol-it, organizata e stilit mafioz është përgjegjëse për pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Europë, e kombinuar me pastrimin sistematik të parave, ryshfetin dhe dhunën.

Vetëm në Gjermani, më shumë se 1000 oficerë policie, përfshirë njësitë speciale, kryen kontrolle në rreth 100 prona, u bë e ditur në një deklaratë të përbashkët nga zyrat e prokurorisë publike dhe departamentet e hetimit penal të shteteve federale.

Rreth 30 urdhërarreste u zbatuan gjatë bastisjeve në Gjermani. Të dyshuarit akuzohen për pastrim parash, evazion fiskal në grup, mashtrim me bandë komerciale dhe kontrabandë narkotikësh.

Operacioni ndërkombëtar u drejtua nga një ekip i përbashkët hetimor që përfshinte gjithashtu Europol, agjencinë e Bashkimit Europian për bashkëpunimin për zbatimin e ligjit, dhe Eurojust, agjencia e bllokut për bashkëpunimin në drejtësinë penale.

“Qëllimi i kontrolleve ishte gjetja e provave. Hetimet, veçanërisht vlerësimi i provave të gjetura, po vazhdojnë”,- thanë autoritetet.

“Operacioni ishte një goditje efektive kundër strukturave kriminale të “Ndrangheta”. Tashmë ka një sinjal shumë të qartë, nuk ka vend për krimin e organizuar në Europë”,- shkroi në “Twitter” ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalz, Michael Ebling.  (Irma)