Arkëtimet në kinematë në Kinë regjistrojnë fitimet e treta më larta për festën e Ditës së Majit
2023-05-05 10:26:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kinematë në Kinë arkëtuan rreth 1.52 miliardë juanë (220 milionë dollarë amerikanë) gjatë periudhës pesëditore të festës për Ditën e Majit, që përfundoi të mërkurën, duke regjistruar fitimin e tretë më të madh në vend gjatë kësaj periudhe, citon “Xinhua” të dhënat nga platformat e filmave, “Maoyan” dhe “Beacon”.

Sipas statistikave, gjatë festës në vitin 2021 u gjeneruan 1.67 miliardë juanë, ndërsa gjatë pushimit katërditor në vitin 2019 pati arkëtime prej 1.53 miliardë juanë.

Klasifikimi i arkëtimeve kryesohet nga filmi komedi “Godspeed” me 513 milionë juanë, ose gati 34 për qind të totalit, i pasuar nga aksioni “Born to Fly”, me 466 milionë juanë. (Irma)