Sektori i logjistikës në Kinë shënon rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë
2023-05-05 11:40:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i logjistikës në Kinë raportoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë të vitit, bëhet e ditur në një raport të Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, logjistika sociale u rrit 3.9 për qind në baza vjetore në 84.3 trilion juanë (rreth 12.21 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe.

Nga janari në mars, logjistika për produktet industriale u rrit me 3 për qind në baza vjetore, sipas raportit.

Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat totale të industrisë së logjistikës u rritën me 6.7 për qind në baza vjetore në gati 3 trilionë juanë. (Irma)