Rama: Durrësi do të jetë destinacioni i talenteve në futboll për rajonin
2023-05-05 11:38:31

Përmes hapjes së akademisë së “Manchester City” në Durrës, ky qytet do të kthehet në një destinacion për të gjithë talentet e reja jo vetëm në shkallë vendi por edhe për rajonin, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në qytetin bregdetar shqiptar.

Ai theksoi se akademia do të shërbejë për të gjithë Ballkanin, por edhe nëse grupi “Manchester City” vendos të hapë një të dytë në Rajon, atëherë Bashkia Durrës do të jetë partnere, bën të ditur “RTSH”.

Një tjetër synim i qeverisë, tha kryeministri Rama, është që të ngrihet edhe grupi “Durrës City”, njësoj si qytet e tjera që janë pjesë e grupit “Manchester City”.

“Ne duhet të ngremë grupin tonë “Durrës City”, që do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen si një skuadër më vete. Akademia i shërben të gjitha klubeve në Shqipëri, nuk është vetëm ekskluzive për talente dhe lojtarë të rinjtë që duke u futur aty i përkasin “Manchester City”, por akademia është në shërbim të të gjitha klubeve”, tha Rama. (Irma)