Kina angazhohet për kthimin e marrëdhënieve me Indinë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm
2023-05-05 15:14:32

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Pekini është i gatshëm t'i kthejë marrëdhëniet kino-indiane në një rrugë të shëndetshme dhe të qëndrueshme zhvillimi, tha të enjten  ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang gjatë takimit me homologun e tij indian Subrahmanyam Jaishankar.

Të dy kryediplomatët ndodheshin në Panaji, kryeqendrën e Goas të Indisë, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Kina është e gatshme për konsultime dhe shkëmbime dypalëshe, për të forcuar dialogun e bashkëpunimin në kuadër shumëpalësh dhe për të thelluar bashkërendimin e bashkëpunimin mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale, shtoi Qin.

Sipas tij, Kina dhe India, si dy vende në zhvillim me popullsinë më të madhe në botë, që janë në pikën e realizimit të modernizimit, duhet t'i shikojnë marrëdhëniet dypalëshe nga një lartësi strategjike e perspektivë afatgjatë, të sigurojnë arritje të ndërsjella dhe të ndjekin një rrugë të re të bashkëjetesës harmonike, zhvillimit paqësor e rigjallërimit të përbashkët si dy vende fqinje, duke forcuar rilindjen kombëtare dhe duke i sjellë qëndrueshmëri dhe energji pozitive zhvillimit paqësor të botës.

Subrahmanyam paraqiti pikëpamjet e palës indiane mbi marrëdhëniet Indi-Kinë, duke theksuar se të dy vendet mund të kenë më tepër bashkëpunim në shumë fusha. Pala indiane do të vazhdojë të synojë ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në zonën kufitare nëpërmjet konsultimeve me palën kineze.