Shëmtia e mbuluar nën petkun e fesë
2023-05-05 18:20:23

Ditët e fundit, Dalai Lama i 14-të tërhoqi vëmendje të gjerë ndërkombëtare, jo për shkak të imazhit të tij si “udhëheqës fetar", por për një video që qarkullon gjerësisht në internet, ku ai dyshohet se po kryen ngacmim seksual, duke i kërkuar një fëmije t'i "thithte" gjuhën.

Për një kohë të gjatë, Dalai Lama është kritikuar fort për mbështetjen ndaj bujkrobërisë dhe separatizimit. Tani ai fitoi një tjetër titull: “i dyshuar për ngacmim seksual”. Për veprimin e fundit të Dalai Lamës, organizata SNAP me seli në ShBA, që i përkushtohet ndihmës ndaj viktimave që kanë vuajtur keqtrajtim psikologjik dhe fetar, vuri në dukje në një deklaratë se ishte tronditur si çdo shikues nga veprimi i Dalai Lamës. Ndërsa organizata gjermane për të drejtat e fëmijëve "Haq" shprehu dënimin ndaj çdo forme keqtrajtimi të fëmijëve, duke thënë se “disa media e justifikuan veprimin, duke thënë se, në kulturën tibetiane është zakoni i shtrirjes së gjuhës, por veprimi në këtë video sigurisht nuk përbën kurrfarë shprehjeje kulturore”.