Ukraina dhe BE-ja bien dakord për të zgjatur regjimin preferencial të tregtisë për një vit
2023-05-05 10:41:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ukraina dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord të zgjasin për një vit regjimin e tyre preferencial të tregtisë, i cili do të përfundojë më 5 qershor, njoftoi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

“Ukraina dhe BE-ja arritën marrëveshje për zgjatjen e regjimit ekonomik pa viza edhe për një vit. Bizneset ukrainase do të jenë në gjendje të vazhdojnë t'i shesin mallrat e tyre në BE pa asnjë tarifë”,- shkroi Shmyhal në një postim në “Telegram”, citon “Xinhua”.

Sipas tij, kjo masë do të kontribuojë në ringjalljen e ekonomisë ukrainase.

Ai vuri në dukje se qasja e produkteve bujqësore ukrainase në tregun europian është rikthyer pjesërisht pas një ndalimi nga pesë vende fqinje.

Komisioni Europian zhvilloi një mekanizëm kompromisi, i cili e kufizon përkohësisht Ukrainën nga eksportimi i katër llojeve të produkteve bujqësore te fqinjët e saj, tha Shmyhal.

Regjimi preferencial i tregtisë Ukrainë-BE, duke hequr tarifat për mallrat industriale dhe ushqimet e Ukrainës, hyri në fuqi në qershor 2022.

Muajin e kaluar, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania vendosën kufizime të njëanshme të importit për mallrat bujqësore nga Ukraina. (Irma)