Industria e metaleve me ngjyrë në Kinë raporton rritje të shpejtë në tremujorin e parë
2023-05-05 11:50:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i metaleve me ngjyrë në Kinë regjistroi rritje të shpejtë të prodhimit në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat industriale.

“Vlera e shtuar industriale e ndërmarrjeve të mëdha në sektor u rrit me 5.8 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë”,- deklaroi në një konferencë shtypi Chen Xuesen, nënkryetar i Shoqatës së Industrisë së Metaleve me ngjyrë, citon “Xinhua”.

Sipas tij, prodhimi i 10 llojeve të metaleve me ngjyrë arriti në 18.26 milionë tonë, 9 për qind më shumë në baza vjetore.

Shifra u llogarit sipas listës së re të 10 metaleve kryesore me ngjyrë, duke përfshirë bakër, alumin, plumb, zink, nikel, kallaj, silikon, magnez dhe titan.

Krahasuar me versionin e vjetër, silikoni është përfshirë në listën e re, ndërsa merkuri është hequr.

Investimi i aktiveve fikse në industri u rrit me 11.9 për qind në baza vjetore, 1.2 pikë përqindje më i lartë se ai për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat. (Irma)