"Al Jazeera": ShBA-ja nuk e ka ndaluar dislokimin e forcave ushtarake në tërë botën në emër të luftës antiterroriste
2023-05-05 15:58:17

CFP

CFP

Sipas një komenti të televizionit "Al Jazeera" të hënën, kanë kaluar 20 vjet qysh nga koha kur Uashingtoni deklaroi "përfundimin e misionit të luftës antiterroriste", por ShBA-ja nuk e ka ndaluar dislokimin e forcave ushtarake në tërë botën.

Sipas komentit, në kushtet e mungesës së provave, ShBA-ja dërgoi shumë trupa në Irak, duke shkaktuar trazira e panik në këtë vend. Në të njëjtën kohë, ShBA-ja i zgjeroi më tej veprimet antiterroriste në mbarë botën, duke zhvilluar operacione ushtarake e paraushtarake në mbi 20 vende.

Gjatë këtij procesi, edhe kompetencat e qeverisë federale amerikane janë zgjeruar shumë. ShBA-ja e ka zhvilluar "luftën kundër terrorizmit" në kushtet e mungesës së llogaridhënies. Askush deri më tani nuk ka ngritur dyshime nëse duhet të arrestohen këta të ashtuquajtur "kundërshtarë" apo jo. 

CFP

CFP