Këshilli Kushtetues francez kundërshton referendumin për reformën e pensioneve
2023-05-05 10:54:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilli Kushtetues francez refuzoi një kërkesë të dytë për referendum lidhur me reformën e diskutueshme të pensioneve, duke sjellë dhe dështimin e përpjekjeve të kundërshtarëve të saj për të përmbysur ndryshimet e planifikuara.

Perspektivat janë të vogla për një ndryshim të reformës jopopullore, pavarësisht disa përpjekjeve të opozitës dhe grevave të vazhdueshme të organizuara nga sindikatat, shkruan “ATSH”.

Këshilli Kushtetues ka refuzuar kërkesën për një referendum mbi kufizimin e moshës së pensionit në 62 vjeç si të papranueshme në mes të prillit. Këshilli bëri të ditur se reforma ishte e ligjshme në parim, që do të thotë se mocioni i dytë nuk pritej të kishte sukses.

Reforma synon të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64 duke filluar nga 1 shtatori.

Qeveria franceze e sheh reformën e pensioneve si një punë të përfunduar.

Megjithatë, sindikatat dhe disa anëtarë të opozitës nuk kanë hequr dorë dhe duan të pengojnë zbatimin e projektligjit më 1 shtator.

Gjatë fundjavës së kaluar, pati greva, të cilat ndërprenë trafikun ajror në Francë.

Sindikatat kanë bërë thirrje për demonstrata të tjera më 6 qershor. (Irma)