Vendet nordike zotohen të mbështesin Ukrainën
2023-05-05 10:44:24

Vendet nordike u zotuan të mbështesin Ukrainën në konfliktin me Rusinë dhe pranimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

“Vendet nordike mbeten të palëkundura në angazhimin e tyre për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në një deklaratë të Samitit në Helsinki, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan “DPA”, citon “ATSH”.

Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda premtuan mbështetje të vazhdueshme politike, financiare, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën në bisedimet diplomatike.

Vendet nordike gjithashtu u zotuan të mbështesin hyrjen e Ukrainës në BE dhe NATO. (Irma)