Xi Jinping nxit zhvillimin e sistemit modern industrial të mbështetur mbi ekonominë reale
2023-05-05 20:27:19

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar shpejtimin e ndërtimit të sistemit modern industrial dhe nxitjen e zhvillimit të modelit kinez të modernizimit të mbështetur mbi zhvillimin me cilësi të lartë të popullsisë.

Foto:VCG

Një fabrikë e prodhimit automatik të pjesave këmbimi të makinave në qytetin Huzhou, provincë Jiangsu, 4 maj 2023( Foto:VCG)

Xi, njëkohësisht edhe  kryetar i Komisionit Qendror të Punëve Ekonomiko-Financiare të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto gjatë drejtimit të mbledhjes së këtij komisioni të zhvilluar të premten pasdite në Pekin.

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit i Kinës theksoi që sistemi modern industrial është baza materiale dhe teknologjike e një vendi modern dhe se duhet të vihet fokusi i zhvillimit te ekonomia reale. Sipas tij, zhvillimi i popullsisë është një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me rilindjen e kombit kinez. Presidenti Xi shtoi që duhet t’i kushtohen më shumë forca ngritjes së cilësisë së popullsisë, për të mbështetur stilin kinez të modernizimit me anën e zhvillimit cilësor të popullsisë.(Zhang Yan/Artan)