Pika kufitare Erenhot trajton mbi 1 000 trena mallrash Kinë-Europë
2023-05-04 20:30:08

Sivjet, pika kufitare Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës ka trajtuar mbi 1 000 trena mallrash Kinë-Europë deri tani, deklaruan të enjten autoritetet vendore.

Trena mallrash Kinë-Europë në Erenhot(Foto:VCG)

Trena mallrash Kinë-Europë në Erenhot(Foto:VCG)

Deri të mërkurën, kjo pikë kufitare ka pritur 1 042 trena mallrash Kinë-Europë, 7 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e arritur 10 ditë më herët rekordin e vjetshëm të më shumë se 1 000 trenave.

Erenhoti është pika kufitare tokësore më e madhe midis Kinës dhe Mongolisë. Nëpërmjet tij kalojnë 68 linja të trenave të mallrave Kinë-Europë, duke e lidhur Kinën me mbi 60 rajone të më shumë se 10 vendeve, si Gjermani, Poloni, Bjellorusi etj. Që nga fillimi i këtij viti, kjo pikë kufitare ka hapur një “kanal të gjelbër” për trenat që transportojnë mallra midis Kinës dhe Europës, gjë që ka ngritur efektshmërinë e funksionimit të tyre.

Siç mësohet, që prej vitit 2013, kur qarkulloi treni i parë i parë i mallrave Kinë-Europë, pika kufitare Erenhot ka trajtuar mbi 12 mijë trena të tillë.(Zhang Yan/Artan)