Shkëmbimi i të burgosurve Ukrainë-Rusi do të bëhet në disa faza
2023-05-03 12:01:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, sipas parimit “të gjithë për të gjithë”, do të zhvillohet në disa faza, njoftoi Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.  

“Nëse arrijmë të biem dakord për një shkëmbim “të gjithë për të gjithë”, padyshim që do të kryhet në disa faza”, citon “Xinhua” deklaratën e shtabit.  

Lirimi i të gjithë të burgosurve të mbajtur nga palët përfshin rreziqe të caktuara, ndaj të gjitha hapat për të zbatuar marrëveshjen e shkëmbimit do të jenë të matura dhe të mirëmenduara, thuhet në deklaratë.  

Në fillim të këtij muaji, Kyrylo Budanov, shefi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes tha se Ukraina është në bisedime me Rusinë për një shkëmbim të të burgosurve “të gjithë për të gjithë”.  

Sipas autoriteteve ukrainase, Ukraina dhe Rusia kanë kryer më shumë se 40 shkëmbime të burgosurish që nga shkëmbimi i parë në mars 2022. (Elona)