Erdogan:Turqia do të prodhojë avionë luftarakë të gjeneratës së 5-të
2023-05-03 12:19:53

Foto nga VCG

Turqia do të jetë një nga pesë vendet që do të prodhojë avionët luftarakë të gjeneratës së 5-të, deklaroi presidenti Rexhep Tajip Erdogan pasi avioni luftarak bëri debutimin e tij të hënën, citon “Xinhua”.  

I quajtur KAAN, një titull historik i përdorur nga sundimtarët e shteteve turke dhe mongole, avioni luftarak është një nga arritjet më të mëdha të industrisë së mbrojtjes, sipas Erdogan.  

“Turqia do të përfundojë të gjitha testet dhe do t'ia dorëzojë KAAN Forcave Ajrore brenda disa viteve”,- tha Erdogan, duke shtuar se avioni luftarak kombëtar do të bëjë fluturimin e tij të parë në vitin 2025.  

“Hurjet”, një avion trajnues dhe luftarak i lehtë i zhvilluar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke, do t'i bashkohet gjithashtu inventarit të Forcave Ajrore Turke dhe do të zëvendësojë pjesërisht avionët luftarakë F-16, tha presidenti.  

Aeroplani pa pilot reaktiv turk “Anka-3” do të bëjë gjithashtu fluturimin e parë në ditët në vijim, tha Erdogan. (Elona)