Aeroplani i dytë për evakuimin e shtetasve kinezë nga Sudani arriti në Pekin
2023-05-03 11:47:40

Foto nga VCG

Aeroplani i dytë për evakuimin e shtetasve kinezë nga Sudani arriti në Pekin në orën 9 e 9 minuta të së mërkurës. Mbi 140 shtetas kinezë u kthyen në atdhe me këtë aeroplan.

Qysh nga prilli kur filloi konflikti në Sudan, qeveria kineze ka marrë masa të shpejta dhe efektive për të mbrojtur sigurinë e shtetasve kinezë, duke organizuar operacione evakuimi, dhe mbi 1 300 shtetas kinezë janë larguar të sigurt. Më 29 prill, aeroplani i parë me 343 shtetas kinezë arriti në Pekin. Deri tani, pjesa dërrmuese e shtetasve kinezë janë tërhequr nga Sudani. Kina është bërë vendi që ka tërhequr më shumë shtetas të vet që pas fillimit të konfliktit në Sudan.

Trupat kineze e kanë kryer tashmë detyrën e evakuimit të shtetasve kinezë nga Sudani.

Nga 26 deri më 29 prill, forcat detare të Kinës jo vetëm tërhoqën 940 shtetas kinezë, por ndihmuan edhe në evakuimin e 231 shtetasve të huaj me kërkesën e vendeve përkatëse. (Çang Çuo)