Ekspertët: Kriza bankare do të vazhdojë, duke i dhënë goditje të rëndë perspektivës ekonomike të SHBA-së
2023-05-02 11:10:22

Foto nga VCG

“First Republic Bank” është bërë banka më e fundit rajonale e SHBA-së që ka probleme, pas dështimit të dy bankave të mëdha në vend, shkruan “CGTN”.

Aksionet e bankës kanë rënë 95 për qind të vlerës së tyre që nga fillimi i krizës bankare rajonale më 8 mars dhe më shumë se 100 miliardë dollarë depozita u tërhoqën nga banka në tremujorin e parë, sipas raportit të fitimeve të saj të publikuar javën e kaluar.

Departamenti i Mbrojtjes Financiare dhe Inovacionit në Kaliforni (DFPI) njoftoi se rregullatorët njoftuan se “First Republic Bank” është banka e tretë e madhe amerikane që dështoi në dy muaj, pas “Silicon Valley Bank” e “Signature Bank”.

DFPI emëroi Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC) si marrës të “First Republic Bank”dhe njoftoi se pranoi një ofertë nga “J.P. Morgan Chase Bank National Association”, Columbus, Ohio, për të marrë të gjitha depozitat.

Analistët parashikojnë se trazirat bankare në SHBA do të vazhdojnë të përhapen me më shumë banka që ka gjasa të kenë probleme, gjë që ata paralajmërojnë se mund të zvogëlojë rritjen ekonomike në vend. (Fatosi)