Kompanitë kryesore të çelikut në Kinë prodhuan më pak ndotje në tremujorin e parë
2023-05-02 11:29:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompanitë e mëdha të çelikut të Kinës prodhuan më pak ndotje gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, sipas të dhënave nga Shoqata e Hekurit dhe Çelikut të Kinës, njofton “Xinhua”.

Sasia totale e ujërave të ndotura të shkarkuara nga kompanitë kryesore të çelikut ra me 16.39 për qind në baza vjetore dhe emetimet e dyoksidit të squfurit ranë 15.75 për qind gjatë kësaj periudhe, sipas shoqatës.

Konsumi i energjisë elektrike për ton çeliku ra me 3.05 për qind në baza vjetore, ndërsa konsumi i ujit për ton çeliku ra me 6 për qind në baza vjetore.

Kompanitë e mëdha të çelikut panë gjithashtu përfitime më të mira në tremujorin e parë, me fitime që u rritën nga 2.55 miliardë juanë (rreth 368.3 milionë dollarë amerikanë) në janar në 10.33 miliardë juanë në mars, treguan gjithashtu të dhënat. (Fatosi)