Kina kontinentale zgjat vlefshmërinë e lejeve të udhëtimit për banorët e Hong Kongut dhe Makaos
2023-04-29 16:28:44

foto/VCG

foto/VCG

Kina kontinentale do të zgjasë datën e skadimit të lejeve të udhëtimit për banorët e kualifikuar të Rajoneve të Posaçme të Hong Kongut dhe Makaos, duke filluar nga 8 maji, njoftoi Administrata Kombëtare e Emigracionit (NIA), citon “Xinhua”.

foto/VCG

foto/VCG

Vlefshmëria e lejeve të tyre të udhëtimit në pjesën kontinentale me një datë skadimi mes 1 janarit 2020 dhe 30 dhjetorit 2023 do të shtyhet deri në 31 dhjetor 2023.

Sipas NIA-s, kjo zgjatje do t'u mundësojë mbajtësve të këtyre lejeve të udhëtojnë drejt dhe nga pjesa kontinentale duke përdorur procedurat normale të inspektimit të hyrjes dhe daljes.

Masa synon të plotësojë kërkesën në rritje të udhëtimit midis këtyre banorëve pasi Kina kontinentale rifilloi plotësisht udhëtimin normal me Hong Kongun dhe Makaon duke filluar nga 6 shkurti, sipas njoftimit.

foto/VCG

foto/VCG

Për shkak të pandemisë Covid-19, shumë banorë nga këto rajone të posaçme administrative nuk kanë mundur të rinovojnë lejet e tyre në kohën e duhur. (Irma)