Është koha për të diskutuar planin e paqes
2023-04-29 15:01:46

foto/VCG

foto/VCG

Më 26 prill, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky me kërkesën e këtij të fundit. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe krizën ukrainase. Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang tha se ky është një hap i rëndësishëm që Kina ka ndërmarrë për të promovuar një zgjidhje politike të krizës ukrainase, e cila mishëron edhe një herë qasjen e qëndrueshme të palës kineze për provomimin e bisedimeve të paqes. Zelensky përshëndeti rolin e rëndësishëm të Kinës në rivendosjen e paqes dhe zgjidhjen e krizës përmes mjeteve diplomatike. 

Zv.drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Euroazisë në Ministrisë e Punëve të Jashtme Yu Jun tha se: “Kina dhe Ukrania janë partnerë strategjikë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 31 vite më parë, raportet mes dy vendeve janë zhvilluar me mënyrë të qëndrueshme dhe të dyja palët kanë mbajtur shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë. Natyrisht, në sfondin e COVID-19 dhe krizës ukrainase, bashkëpunimi praktik Kinë-Ukrainë është ndikuar në një farë mase. Kjo bisedë telefonike pasqyron rëndësinë që Kina i kushton zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe gatishmërisë së saj për të ruajtur bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve”. 

Dr.Michael Borchmann, ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit Hesen të Gjermanisë, mendon se kjo bisedë telefonike tregon se Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit paqësor të njerëzimit. Ai shtoi se kjo i kujton Iniciativën e Zhvillimit Global të Kinës ose Konferencën e fundit të Sigurisë në Mynih, ku Kina u ngrit me guxim, e përkushtuar ndaj paqes dhe pajtimit dhe kundërshtoi nxitjet nga palët e interesuara.

foto/VCG

foto/VCG

Kina mbron me vendosmëri zgjidhjen e krizës ukrainase përmes bisedimeve. Më 24 shkurt, Kina publikoi dokumentin “Pozicioni i Kinës për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës”, i cili mori përgjigje pozitive nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas konsensusit të arritur nga krerët kino-ukrainas, Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë kineze për çështjet euroaziatike Li Hui, për të vizituar Ukrainën dhe vendet e tjera dhe për të zhvilluar një komunikim të thellë me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës ukrainase.

Ekonomisti ukrainas Serdechnyi Oleksandr tha se rivendosja e paqes është tema kryesore e bisedës telefonike mes liderëve të dy vendeve. Ukraina shpreson një rikthim sa më të shpejtë në normalitet, duke dëshiruar të thellojë marrëdhëniet ekonomike-tregtare me Kinën nën nismën “Një brez, një rrugë”. 

Zv.drejtori i Institutit të Zhvillimit Social Euroaziatik nga Qendra Kërkimore e Zhvillimit të Këshillit të Shtetit të Kinës Xv Tao u shpreh se: “Respektimi i një koncepti të përbashkët, gjithëpërfshirës,bashkëpunues dhe të qëndrueshëm të sigurisë për të zgjidhur politikisht krizën e Ukrainës është një koncept i ri sigurie i nisur nga qeveria kineze. Siguria e arritur nga një vend ose një grup mund të jetë vetëm e njëanshme. Mentaliteti i Luftës së Ftohtë është një pikëpamje e njëanshme e sigurisë. Kur e gjithë bota nuk mund të ndihet e sigurt, atëherë siguria e njëanshme nuk është siguri e vërtetë.”

foto/VCG

foto/VCG

Ndërsa presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva tha se: “Nëse askush nuk flet për paqen, si mund ta arrijmë atë mes Rusisë dhe Ukrainës? Por në fakt të gjithë po flasin për luftë ose për furnizimin me armë të Ukrainës për të sulmuar Rusinë, ose NATO që zgjerohet drejt Lindjes deri në kufirin rus. Prandaj, ne duhet të gjejmë ato vende që kërkojnë paqe. Kina dëshiron paqe, Brazili dëshiron paqe, Indonezia dëshiron paqe dhe India dëshiron paqe. Më pas do t'i bashkojmë këto vende për të paraqitur një propozim paqeje për Rusinë dhe Ukrainën”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vënë re se ka zëra në rritje që mbrojnë një zgjidhje politike të krizës ukrainase. Palët në konfliktin Rusi-Ukrainë duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të treguar mençuri politike dhe të përpiqen të rifillojnë bisedimet. ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore duhet të braktisin praktikën e përshkallëzimit të konfliktit dhe të kontribuojnë për paqen.    (Fang Xiaoyu/Laçi)