MPJ: Nxisim ShBA-të dhe Korenë e Jugut të respektojnë parimin e “një Kine”
2023-04-29 15:11:35

foto/CCTV

foto/CCTV

Në konferencën e rregullt për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të mbajtur më 27 prill, disa gazetarë bënë pyetje për rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, të theksuar në deklaratën e përbashkët të liderëve të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësja Mao Ning tha se Kina ka marrë parasysh përmbajtjen lidhur me Tajvanin të deklaratës së përbashkët ShBA-Kore e Jugut dhe deklaratat e bëra nga udhëheqësit e Koresë së Jugut në intervista. “Ajo që dua të theksoj është se çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës dhe thelbi i interesave thelbësore të saj. Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe asnjë forcë e jashtme nuk lejohet të ndërhyjë”. Status quo-ja e vërtetë e çështjes së Tajvanit është se të dyja anët e ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine, Tajvani është pjesë e Kinës dhe sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial i Kinës nuk janë ndarë kurrë. Forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” që përpiqen të krijojnë “dy Kina” dhe “një Kinë, një Tajvan” në komunitetin ndërkombëtar dhe forcat e jashtme të ndërhyrjes që vazhdojnë të virtualizojnë dhe zbrazin parimin e “një Kine”, janë fajtorët kryesorë për minimin e situatës në ngushticën e Tajvanit. “Ne nxisim ShBA-të dhe Korenë e Jugut të njohin thelbin e çështjes së Tajvanit, t'i përmbahen parimit të “një Kine”, të jenë të kujdesshëm me fjalë dhe vepra për çështjen e Tajvanit dhe të përmbahen nga ecja më tej në rrugën e gabuar dhe të rrezikshme.” (Fang Xiaoyu/Laçi)