Kina si ndërmjetëse në konfliktin më tronditës të kohës
2023-04-29 23:07:08

Në komunikimin mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij ukrainas, presidentin Volodymyr Zelensky  në datën 26 prill 2023, është rikthyer në vëmendje fakti që 31 vite më parë, ndërsa vendoseshin  marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, ata u konsideruan si partnerë strategjikë. Për tri dekada rresht marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të cilësishme dhe respektivisht të mbajtura në nivel të lartë. Mirëpo në kushtet e krizës dhe konfliktit që po mbahet kaq gjatë në fuqi, ekziston nevoja e një kontributi tjetër dhe me kontekst kryekëput të vështirë për mishërimin vlerës si partner strategjikë.

Foto:VCG

Foto:VCG

 Prej kësaj premise, në bisedën mes dy presidentëve Xi Jinping-Zelensky, konfirmohet dhe mishërohet një aktivizëm i ri dhe konkret diplomatik, i Kinës për afrimin e bisedimeve bilaterale Rusi-Ukrainë dhe për ta kthyer procesin në një pistë tjetër. Zgjatja kohore e këtij konflikti ka shkaktuar pasoja të rënda humane. Ka shkaktuar një ndikim negative në ekonominë globale dhe sidomos në segmente themelorë të zinxhirit të furnizimit me drithëra dhe hidrokarbure në rajone të ndryshme të botës. Kjo krizë, ka krijuar një klimë globale të ashpër dhe me risqe të larta, ka rikthyer rrezikshëm tensionin global dhe po inkurajon premisa tronditëse për ekuilibrat në sistemin ndërkombëtar, veçanërisht atë të së drejtës ndërkombëtare.

Deviza zyrtare e Kinës për zhvillimin paqësor të njerëzimit, është e deklarueshme dhe e konfirmueshme në të gjitha qasjet dhe sidomos kontaktet dhe shkëmbimet bilaterale dhe multilaterale të autoriteteve të larta të saj. Në përputhje më këtë devizë, Pekini shpalos dhe riafirmon qëndrimet në çdo forum apo takimet ndërkombëtare, duke rikonfirmuar iniciativat respektive apo sugjeruar dokumente përbashkuese me palë dhe shtete me ndikim potencial.

Foto:VCG

Foto:VCG

Biseda mes dy presidentëve Xi Jinping dhe Zelensky u parapri, më herët, prej dokumentit të publikuar: “Pozicioni i Kinës për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës”. Në këtë dokument u paraqit plani I saj me 12 pika, duke e vlerësuar si përpjekje të pastër diplomatike. Si mishërim të këtij aktivizimi diplomatik veprues, Kina njoftoi dërgimin e përfaqësuesit të posaçëm të qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, për të vizituar Ukrainën dhe vendet e tjera dhe për të zhvilluar një komunikim të thellë. Në këtë process aktivizimi, Kina dëshmon rigorozitetin e kontaktimit me të gjitha palët. 

Tashmë autoritetet kineze, flasin për një proces politik të domosdoshëm për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas. Në termat e veta, sipas Kinës,  zgjidhja politikisht e krizës së Ukrainës konsiderohet si një koncept i ri sigurie. Për këtë arsye këmbëngulin të refuzohen dhe mos imponohen rrethanat e fuqishme kontestuese, të versionit për arritjen e një zgjidhjeje të njëanshme. 

Diplomacia e Kinës, në përputhje me këtë opsion, po fton edhe vende të tjera. Jo më kot u vlerësua prej tyre pohimi i presidentit të Brazilit Luiz Inacio da Silva, kur ai shtoi se :” Kina dëshiron paqe, Brazili dëshiron paqe, Indonezia dëshiron paqe dhe India dëshiron paqe. Më pas do t'i bashkojmë këto vende për të paraqitur një propozim paqeje për Rusinë dhe Ukrainën”. Duke nënkuptuar përpjekjen e hapur për të krijuar një network ose bashkësi shtetesh në mbështetje të këtij opsioni, përballë kësaj krize.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Propozimi kinez i ofruar si alternativë e hapur edhe në bisedën mes dy presidentëve  (Xi Jinping-Zelensky) për një zgjidhje politike të krizës, po konsiderohet tashmë nga aktorë të ndryshëm dhe potencialë ndërkombëtarë. 

Ndonëse ka ende shumë paqartëzi dhe qëndrime  diferente, influence të dukshme dhe të padukshme si dhe faktorë të interesave diversifikuese gjeopolitike dhe gjeostrategjike, kjo qasje e Kinës është një ofertë sfidante dhe me ndikim në opinionin publik dhe atë diplomatik ndërkombëtar. 

Shtete të të njëjtit qëndrim opsional, po u kërkojnë dhe sugjerojnë palëve në krizë, të dëshmojnë mençuri politike dhe të bëhen protagonistë për të fituar kohë përmes bisedimeve, nga koha e humbur dhe me kaq pasoja, në këtë konflikt.