IEA: Shitjet e makinave elektrike pritet të rriten me 35 për qind këtë vit
2023-04-28 17:37:29

CFP

CFP

Shitjet globale të makinave elektrike pritet të rriten me 35 për qind këtë vit, duke zgjeruar pjesën e tyre në tregun e përgjithshëm të makinave në afro një të pestën, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), citon “Xinhua”.

Në parashikimin e saj vjetor “Global Electric Vehicle”, IEA bën të ditur se më shumë se 10 milionë makina elektrike janë shitur në mbarë botën në vitin 2022 dhe shitjet pritet të arrijnë në 14 milionë në vitin 2023.

Sipas IEA-së, mbi 2.3 milionë makina elektrike u shitën në tremujorin e parë të vitit, rreth 25 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo rritje shpërthyese do të thotë se pjesa e makinave elektrike në tregun e përgjithshëm të makinave është rritur nga rreth 4 për qind në vitin 2020 në 14 për qind në 2022-shin dhe do të rritet më tej në 18 për qind këtë vit”,- njoftoi IEA.

Kina ishte tregu kryesor për makinat elektrike në vitin 2022, duke zënë 60 për qind të shitjeve globale të makinave elektrike vitin e kaluar. Më shumë se gjysma e të gjitha makinave elektrike në rrugë në mbarë botën janë në Kinë, sipas IEA-së.

CFP

CFP

“Kina dhe Europa po punojnë gjithashtu ngushtë në fushën e makinave elektrike. Europa është partneri më i madh tregtar i Kinës për makinat elektrike dhe bateritë e tyre. Në vitin 2022, pjesa e makinave elektrike të prodhuara në Kinë dhe të shitura në tregun europian u rrit në 16 për qind, nga rreth 11 për qind në vitin 2021”,- vuri në dukje agjencia.

“Mjetet elektrike janë një nga forcat lëvizëse në ekonominë e re globale të energjisë që po shfaqet me shpejtësi dhe ato po sjellin një transformim historik të industrisë së prodhimit të makinave në mbarë botën”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i IEA, Fatih Birol, i cili theksoi se deri në vitin 2030, makinat elektrike do të kursejnë të paktën 5 milionë fuçi naftë në ditë. (Irma)

CFP

CFP