Kina planifikon të testojë përdorimin e teknologjisë së printimit 3D për ndërtimin në Hënë
2023-04-25 15:03:58

Foto nga VCG

Kina planifikon të përdorë programin e saj të eksplorimit hënor për të parë mundësinë e përdorimit të teknologjisë së printimit 3D për të ndërtuar ndërtesa në Hënë, raportoi të hënën China Daily. Sipas Wu Weiren, një shkencëtar kryesor në Administratën Kombëtare të Hapësirës të Kinës, sonda Chang'e-8 është vendosur të kryejë hetime në vend të mjedisit dhe përbërjes minerale në hënë, dhe të kontrollojë nëse disa teknologji të avancuara si printimi 3D mund të përdoret në sipërfaqen hënore, thuhet në raportin e lajmeve.

“Nëse dëshirojmë të qëndrojmë në Hënë për një kohë të gjatë, duhet të vendosim stacione duke përdorur materialet e vetë hënës”, citohet të ketë thënë Wu.

Disa universitete vendase, si Universiteti Tongji dhe Universiteti Xi'an Jiaotong, kanë filluar tashmë të studiojnë aplikimet e mundshme të teknologjisë së printimit 3D në Hënë, sipas raportit të lajmeve. Chang'e-8, pas Chang'e-6 dhe Chang'e-7, do të jetë sonda e tretë që do të vendoset në Hënë në përpjekjen e ardhshme të eksplorimit hënor të vendit, thuhet në raportin e lajmeve.(Fatosi)