Shangai eksporton gati 10,000 TEU mallra nga trenat e mallrave Kinë-Evropë
2023-04-25 12:17:46

Foto nga VCG

Një tren mallrash Kinë-Evropë u nis nga Shangai të shtunën i ngarkuar me 55 kontejnerë mallrash, njofton Xinhua. Ai ishte treni i 100-të që nisej në itinerar që kur metropoli kinez nisi shërbimin e tij të trenave të mallrave Kinë-Evropë në shtator 2021. Treni, i ngarkuar me kondicionerë, pirunë dhe pëlhura, do të largohet nga Kina përmes portit Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

Që nga e shtuna, Shangai ka trajtuar mbi 9,900 TEU mallra me një peshë totale prej rreth 80,000 ton dhe një vlerë totale prej 3.12 miliardë juanë (rreth 453.8 milionë dollarë amerikanë) nga trenat e mallrave Kinë-Evropë, sipas Doganave të Shangait.

Aktualisht, qyteti ka 10 rrugë mallrash, duke e lidhur atë me 24 vende evropiane dhe pesë vende aziatike.

Gjatë fazës fillestare të shërbimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë Shangai, kishte mbi 400 kategori mallrash të eksportuara, duke përfshirë veshje, këpucë dhe kapele, qelqe dhe pjesë auto. Shërbimi është zgjeruar duke përfshirë më shumë se 1300 kategori produktesh deri më sot, të tilla si qeliza fotovoltaike, automobila, motoçikleta, ashensorë dhe panele LCD.(Fatosi)