Raporti: Lexuesit e librave digjitalë në Kinë arritën vjet në 530 milionë
2023-04-25 18:11:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i lexuesve të librave digjitalë në Kinë arriti në 530 milionë në vitin 2022, me një rritje 4.75 për qind në krahasim me vitin pararendës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas raportit "Lexueshmëria digjitale në Kinë për vitin 2022" të publikuar në Konferencën e 9-të të Leximit Digjital të Kinës, që u zhvillua të hënën në qytetin Hangzhou të Kinës Lindore, vlera e përgjithshme e tregut të leximit digjital të Kinës arriti 46.35 miliardë juanë (rreth 6.73 miliardë dollarë).

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Individët e moshës 19 - 45 vjeçe përbëjnë shumicën e lexuesve të librave digjitalë në Kinë, duke zënë 67.15 % të numrit të përgjithshëm të lexuesve.
618 100 libra digjitalë kinezë u publikuan jashtë vendit vjet, mbi 50 % më shumë se në vitin 2021.