Robert F. Kennedy Jr.: ShBA-ja krijoi Shtetin Islamik
2023-04-24 15:56:01

Robert F. Kennedy Jr.(Foto:VCG)

Robert F. Kennedy Jr.(Foto:VCG)

Sipas njoftimit të televizionit iranian "Press TV",  Robert F. Kennedy Jr., që ka shpallur kandidaturën për president të ShBA-së, e ka pranuar që ShBA-ja krijoi Shtetin Islamik, duke e akuzuar Uashingtonin për krimet e kryera nga ky grup terrorist dhe për fluksin e miliona refugjatëve në Europë.

Kennedy Jr. e shpalli kandidaturën e vet më 19 prill në shtetin Masaçusets, ku deklaroi që ShBA-ja krijoi  IS-in. "Ne i çuam dy milionë refugjatë në Europë dhe e destabilizuam demokracinë për një brez në Europë. Ata e quajtën 'Brexit'," u shpreh Kennedy Jr. Ai kritikoi më tej qeverinë amerikane se ka shpenzuar tetë trilionë dollarë amerikanë për luftën në Irak, duke shpërdorur 24 trilionë dollarë amerikanë pa trajtuar problemet e shtresës së mesme amerikane. Sipas tij, amerikanët duhet t'i japin fund kësaj.