Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave kineze vazhduan rritjen e fortë në mars
2023-04-23 18:25:26

CFP

CFP

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave kineze vazhduan të kishin rritje të fortë dhe të fitonin një pjesë më të madhe të tregut në mars, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, citon “Xinhua”.

Më shumë se 1.05 milionë automjete të tilla u shitën në Kinë muajin e kaluar, duke u rritur me 16.4 për qind në baza vjetore dhe duke shënuar një rritje prej 20.4 për qind nga muaji i kaluar.

CFP

CFP

Kjo shifër përbënte 52.1 për qind të shitjeve totale të makinave të pasagjerëve në Kinë në këtë periudhë, 3.7 pikë përqindje më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2022, zbuluan të dhënat.

Në tremujorin e parë të këtij viti, shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave vendase u rritën me 5.3 për qind në baza vjetore në 2.68 milionë njësi, duke zënë 52.2 për qind të shitjeve të përgjithshme të makinave të pasagjerëve në vend. (Irma)

CFP

CFP