Këshilli Kombëtar i Punës diskuton reformën e pagave
2023-04-22 16:27:33

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj (Foto Rtsh) (1)

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj (Foto Rtsh)

Këshilli Kombëtar i Punës diskutoi mbi reformën e pagave. Në mbledhjen e radhës të drejtuar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u informua mbi nismat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të politikave të punësimit dhe rritjes se pagave, që erdhën si domosdoshmëri jo vetëm e rritjes së inflacionit por edhe mungesës së fuqisë punëtore, shkruan “RTSH”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi nevojën që vjen nga sektori i turizmit për të gjetur punëmarrës të kualifikuar, si dhe nxiti bizneset të vlerësojnë forcat e punës.

Gjatë mbledhjes, u diskutuan edhe çështje të ndryshme nga punëdhënësit dhe punëmarrësit, sipas problematikave përkatëse. (Irma)