Kryediplomati kinez bën thirrje për një rend financiar ndërkombëtar më të drejtë e më të arsyeshëm
2023-04-21 20:49:08

foto nga

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u takua me presidenten e sapozgjedhur të Bankës së Re të Zhvillimit (NDB) Dilma Vana Rousseff më 21 prill 2023/ foto nga MPJ

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang kërkoi të premten përpjekje për të ndërtuar një rend financiar ndërkombëtar më të drejtë dhe më të arsyeshëm gjatë takimit me presidenten e sapozgjedhur të Bankës së Re të Zhvillimit (NDB) Dilma Vana Rousseff.

Qin dhe Rousseff u takuan në Shangai, ku ndodhen për të marrë pjesë në Forumin "Lanting" me temë "Modernizimi i stilit kinez dhe bota".

Kreu i diplomacisë së Kinës e uroi Roussef-in për emërimin si presidente e NDB-së, duke vënë në dukje që kjo bankë përfaqëson prirjen historike të rritjes kolektive të tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim.

Ai theksoi se, si vendi ku e ka selinë NDB-ja, Kina është e gatshme të punojë nga afër me këtë bankë dhe t'i japë mbështetje e ndihmë presidentes Rousseff në detyrat e saj dhe në funksionimin e bankës.

Duke theksuar që arritjet e mëdha të modernizimit kinez kanë sjellë një shembull për vendet në zhvillim, Rousseff tha se NDB mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e rendit ndërkombëtar jo të drejtë, ndërtimin e një bote më të mirë shumëpalëshe dhe nxitjen e ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

NDB-ja është e gatshme të punojë ngushtë me Kinën, shtoi ajo.