Kinë: Ruhen normat bazë të huadhënies, ndërsa rimëkëmbja mbetet në rrugën e duhur
2023-04-20 20:40:44

foto nga CFP

Selia e Bankës Popullore të Kinës/ foto nga CFP

Kina i mbajti të enjten të pandryshuara normat e saj bazë të huadhënies për muajin e tetë në radhë në prill, ndërsa rimëkëmbja ekonomike mbetet në rrugën e duhur dhe analistët e tregut thonë se ka një nevojë të ulur për mbështetje të menjëhershme monetare.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me një ritëm më të shpejtë sesa pritej në tremujorin e parë, ndërsa bizneset e konsumi nisën të mëkëmben nga gjendja pandemike e COVID-19.

"Të dhënat e larta ekonomike në tremujorin e parë tregojnë shenja të rimëkëmbjes së fortë, gjë që ul nevojën urgjente që autoritetet të lehtësojnë politikën monetare për të ndihmuar rimëkëmbjen," i tha CGTN-it të enjten Bruce Pang, kryeekonomisti dhe kreu i kërkimeve për Kinën i JLL-it.

Pang u shpreh se kjo ishte arsyeja kryesore pse autoritetet kineze i kanë mbajtur të pandryshuara normat e huadhënies. (Artan)