Foto nga VCG
Kina ka publikuar standardin për përcaktimin e rreziqeve të fshehura që mund të shkaktojnë aksidente të mëdha në ndërmarrjet industriale dhe tregtare për të garantuar sigurinë në vendin e punës, njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave. Ky standard do të hyjë në fuqi më 15 maj, përcjell “Xinhua”.
Standardi u publikua pasi vitet e fundit janë shfaqur probleme dhe situata të reja, të cilat mund të shkaktojnë aksidente të rënda, duke marrë parasysh teknologjitë dhe pajisjet e reja që kanë hyrë në funksion, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Duke u fokusuar në aksidentet që mund të shkaktojnë vdekje dhe lëndime, standardi renditi 64 skenarë të mundshëm me rreziqe të mundshme sigurie në tre aspekte.
Yang Zhihui, zyrtar i ministrisë, tha se ministria do të fokusohet në sektorët kryesorë industrialë dhe tregtarë dhe do të kryejë operacione për të hetuar dhe korrigjuar rreziqet e fshehura. (Elona)