MPJ-ja: ShBA-ja duhet të luajë rol të vërtetë konstruktiv për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë
2023-04-19 14:40:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin vuri në dukje në një konferencë shtypi të martën se ShBA-ja duhet të përmbushë shpresat e palëve, të luajë rol të vërtetë konstruktiv për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës dhe të mos ngulë këmbë me kokëfortësi në qëndrimin e vet, duke i hedhur benzinë zjarrit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë vizitës së tij në Kinë, presidenti brazilian Lula u shpreh që ShBA-ja duhet të ndalojë “cytjen e luftës” në Ukrainë dhe të fillojë të flasë për paqen. Lidhur me këtë, koordinatori i Komunikimit Strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë John Kirby e akuzoi Brazilin që nuk po merr parasysh faktet.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi Wang Wenbin u shpreh se z. Kirby deklaroi pak kohë më parë që çdo thirrje për armëpushim ndërmjet Rusisë e Ukrainës “është e papranueshme”, mirëpo faktet kanë treguar që gjithnjë e më shumë vende po bëjnë thirrje për armëpushim dhe po nxisin zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës sa më parë.