Forca elitare e Iranit shkatërron celulën terroriste
2023-04-18 10:43:21

Foto nga VCG

Korpusi elitar i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka shkatërruar një celulë rebele dhe terroriste antiiraniane të lidhur me Organizatën Muxhahedin-e Khalq (MKO), në qytetin verior të Amolit, citon “Xinhua” agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve “Tasnim”.

Abedin Daghmechi, komandanti rajonal i IRGC-së në Amol, raportoi se forcat e Organizatës së Inteligjencës së IRGC-së identifikuan dhe arrestuan anëtarët e bandës pasi ata u përfshinë në aktivitete kundër sigurisë.

Daghmechi vuri në dukje se anëtarët e celulës kërkuan të kryenin disa operacione në disa rajone të ndjeshme në Amol përpara se të arrestoheshin.

Ai tha se ata kanë bashkëpunuar me mediat kryesore të lidhura me MKO-në, kanë prodhuar eksplozivë dhe kokteje molotov dhe kanë shënjestruar bazat ushtarake gjatë trazirave të fundit në Iran. (Fatosi)