Hekurudha Kinë-Laos ka ndryshuar jetët e njerëzv
2023-04-18 14:19:47

Foto nga VCG

Hekurudha Kinë-Laos filloi shërbimet ndërkufitare të pasagjerëve javën e kaluar, me trenin e parë të pasagjerëve që u nis nga Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, për në kryeqytetin e Laos, Vientiane, shkruan “Xinhua”.

Nisja e shërbimeve ndërkufitare të pasagjerëve është një lëvizje që pritet të nxisë lidhjen rajonale, pasi hekurudha Kinë-Laos është një projekt lidhës midis nismës “Një brez, një rrugë” dhe strategjisë së Laosit për t'u kthyer nga një vend pa dalje në det në një vend të lidhur me të.

Hekurudha Kinë-Laos, e cila filloi funksionimin në dhjetor 2021, ka ofruar shërbime të pasagjerëve vendas, ndërsa trenat transportojnë rregullisht mallra përtej kufirit Laos-Kinë. (Fatosi)