Importet e frutit tropikal durian nëpërmjet portit të Kinës jugore synojnë të tejkalojnë 160.000 tonë
2023-04-18 10:52:42

Foto nga VCG

Një anije mallrash e ngarkuar me mbi 4000 tonë durian, një frut tropikal nga Tajlanda, mbërriti në portin Nansha në provincën Guangdong të Kinës jugore të shtunën, njofton “Xinhua”.

Këtë vit, mbi 160.000 tonë durian pritet të hyjnë në tregun kinez përmes portit Nansha, sipas Grupit Portual të Guangzhou.

U deshën vetëm katër ditë për të transportuar këta durian nga Tajlanda në Portin Nansha, sipas “China COSCO Shipping Corporation Limited”, operatori i anijes.

Pasi të shkarkohen, durianët do të dërgohen në tregun me shumicë të frutave dhe perimeve në Guangzhou Jiangnan, i cili shërben si qendra më e madhe e shpërndarjes së produkteve bujqësore në Kinën jugore, brenda vetëm dy orëve. Nëpërmjet këtij tregu, durianët më pas shpërndahen në supermarkete dhe tregje frutash në të gjithë Kinën.

Vitet e fundit, kërkesa për durian në mesin e konsumatorëve kinezë është rritur. Dogana e Nansha ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar efikasitetin e zhdoganimit të durianëve. Një projekt ndërkombëtar logjistik me zinxhir të ftohtë është krijuar për të përmirësuar kapacitetin e inspektimit të mallrave të importuara. (Fatosi)