Lagarde: Zgjedhja e anës mes ShBA-së dhe Kinës do të çojë në një rritje më të ngadaltë
2023-04-18 12:40:14

Foto nga VCG

Rrjeti televiziv amerikan "Fox News" raportoi më 16 prill se presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde tha në një intervistë disa ditë më parë se presioni politik për të zgjedhur me Kinës apo ShBA-së po rritet, dhe kjo do të çojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike e uljen e begatisë dhe do të sjellë shtimin e  varfërisë. Sipas saj, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të shmangur zgjedhjen e anëve. Lagarde sugjeroi se Kina e ShBA-ja duhet të kenë dialog dhe tregtia ndërkombëtare nuk duhet të jetë konfrontuese.