Kina rrit mbështetjen për talentet e popullarizimit shkencor
2023-04-18 17:02:22

foto nga CFP

foto nga CFP

Shoqata e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kinës (CAST) ka rritur mbështetjen e saj për talentet e popullarizimit të shkencës duke ofruar mundësi për zhvillim karriere në këtë sektor.

Kjo shoqatë bëri të ditur të hënën që ka filluar zbatimin eksperimental të vlerësimit të titujve profesionalë të punonjësve të popullarizimit shkencor në disa institute të Pekinit.

"Kjo do të çojë në forcimin e ekipit profesional të popullarizimit të shkencës në Kinë," theksoi CAST.

Ka një nevojë të ngutshme për një ekip profesional talentesh që është i gatshëm të nxisë popullarizimin shkencor dhe di se si ta bëjë këtë, me qëllim që t'i shërbejë zhvillimit me cilësi të lartë të popullarizimit të shkencës në epokën e re, theksoi Wang Ting, drejtori i Institutit të Kërkimeve për Popullarizimin Shkencor të Kinës.

Zbatimi i vlerësimit të titujve profesionalë është një shumë i rëndësishëm për të udhëhequr rritjen e talenteve në këtë sektor, dhe gjithashtu do të forcojë njohjen dhe vëmendjen e njerëzve për punën e popullarizimit të shkencës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë, në Kinë kishte më tepër se 1.8 milionë punonjës me kohë të plotë ose të kohë të pjesshme për popullarizimin e shkencës më 2021, me një rritje prej 0.8 për qind krahasuar me vitin 2020. (Artan)