Kina arrin përparim në transportin e hidrogjenit në largësi të madhe
2023-04-17 17:29:05

foto nga VCG

foto nga CMG

Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës ka njoftuar se në qytetin Yinchuan të Rajonit Autonom Ningxia-Hui të Kinës Veriperëndimore është bërë një përparim i ri për sa i përket transportit të hidrogjenit në shkallë të gjerë dhe me kosto të ulët në largësi të madhe. Hidrogjeni u transportua me sukses duke e përzier në një tubacion gazi natyror, tha kompania. Pas 100 ditësh testimi, tubacioni 397 kilometra funksionoi në mënyrë të sigurt e të qëndrueshme. Përzierja shihet si një mjet për rritjen e prodhimit të energjisë së përtëritshme. Zyrtarët thonë se përpjesëtimi i hidrogjenit në rrjetin e gazsjellësve të kompanisë ka arritur 24 për qind. (Artan)