Kina regjistron rritje në numrin e pikave të karikimit të automjeteve elektrike në tremujorin e parë
2023-04-17 15:20:02

VCG

VCG

Pikat e reja të karikimit për automjetet elektrike (EV) në Kinë patën një rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Rreth 632.000 pika karikimi u shtuan në periudhën janar-mars, duke u rritur 28.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, njoftoi Aleanca e Promovimit të Infrastrukturës së Karikimit të Automjeteve Elektrike të Kinës.

Deri në fund të marsit, Kina kishte më shumë se 5.84 milionë pika karikimi, duke u rritur me 87.9 për qind në baza vjetore.

Gjatë tremujorit të parë, shitjet me pakicë të automjeteve me energji të re u rritën me 22.4 për qind në baza vjetore në 1.31 milionë njësi. (Fatosi)