FMN: Kina mbetet elastike në sistemin financiar global
2023-04-17 16:00:46

FMN (Foto World Economic Forum)

FMN (Foto World Economic Forum)

Ekonomia globale po shkon drejt rritjes së saj afatmesme më të dobët në më shumë se 30 vjet, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e kaluar në Perspektivën e tij të fundit Ekonomike Botërore, shkruan “CGTN”.

FMN priste që rritja globale të ishte rreth 3 për qind në vitin 2028, parashikimi më i ulët afatmesëm në një raport të Perspektivës Ekonomike Botërore të FMN-së që nga viti 1990.

Raporti thoshte se rritja ekonomike globale është ngadalësuar vitet e fundit për shkak të rritjes së normave të interesit dhe konfliktit Rusi-Ukrainë. Ndërkohë, inflacioni i lartë dhe tendosjet bankare në SHBA dhe Europë po shtojnë pasigurinë në një ekonomi tashmë komplekse.

FMN-ja bëri të ditur se me rritjen e fundit të paqëndrueshmërisë së tregut financiar, mjegulla në mbarë botën ekonomike është shtuar.

Tobias Adrian, këshilltar financiar dhe drejtor i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale të FMN-së, tha se ekonomitë e mëdha të tregut në zhvillim, përfshirë Kinën, kishin mbetur elastike.

“Kur shikoni flukset totale në tregun në zhvillim, Kina është deri tani përfituesi më i madh i kapitalit global dhe kjo është e mirë për ekonominë kineze”,- tha Adrian.

Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes globale në vitin 2023, FMN është pozitive për perspektivat e rritjes së Kinës.

Thomas Helbling, zëvendësdrejtor i Departamentit të Azisë dhe Paqësorit të FMN-së, tha se FMN-ja parashikon se ekonomia kineze do të përjetojë një rikthim të fortë të rritjes në vitin 2023 dhe objektivi i rritjes së qeverisë prej rreth 5 për qind është afër parashikimeve të FMN-së. (Fatosi)