Ekspeditë shkencore për të vlerësuar burimet e lumit Yangtze
2023-04-16 11:52:57

Foto nga VCG

Një ekspeditë shkencore për të vlerësuar rezervat e karbonit në ligatinat e rajonit burimor të lumit Yangtze startoi në Xining, kryeqendra e provincës Qinghai të Kinës veriperëndimore.

Ekspedita synon të eksplorojë mbrojtjen ekologjike të ligatinave dhe mekanizmin e kompensimit ekologjik të neutralitetit të karbonit, duke studiuar modelin e shpërndarjes së faktorëve mjedisorë si trupat ujorë, bimësia dhe toka në rajonin burimor të lumit Yangtze, shkruan “Xinhua”.

Ekspedita ka një rëndësi të madhe për forcimin e ruajtjes në ligatinat Sanjiangyuan, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e biodiversitetit, tha Wang Xiangguo, kreu i administratës së Parkut Kombëtar Sanjiangyuan.

“Ne do të përdorim plotësisht mjetet tona të kërkimit si eksperimentet e vëzhgimit në vend, monitorimi me sensorë në distancë me shumë burime dhe analizat laboratorike, për të bërë rekomandime të mundshme për mbrojtjen ekologjike të ligatinave”,- tha Wang.

Zona Sanjiangyuan, e njohur si “kulla e ujit” e Kinës, përmban burimet e lumenjve Yangtze, Lumit të Verdhë dhe Lancang.

Aktiviteti u organizua së bashku nga Fondacioni për Mbrojtjen Ekologjike Sanjiangyuan, Administrata e Parkut Kombëtar Sanjiangyuan dhe agjenci të tjera. (Irma)