Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Europë raportojnë rritje në tremujorin e parë
2023-04-15 11:49:46

Foto nga VCG

Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Europë patën rritje të fuqishme në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.

“China State Railway Group Co., Ltd” njoftoi se numri i shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Europë u rrit me 15 për qind në baza vjetore në 4186 udhëtime në tremujorin e parë të vitit, citon “Xinhua”.

Rreth 450.000 njësi ekuivalente prej 20 TEU mallrash u trajtuan përmes trenave të mallrave nga janari në mars, 28 për qind më shumë se një vit më parë, sipas kompanisë.

Vetëm në mars, numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Europë u rrit me 31 për qind në baza vjetore në 1488. Trenat transportuan 162.000 TEU mallra, që përfaqëson një rritje prej 52 për qind nga një vit më parë.

Duke filluar nga operimet në vitin 2011, trenat e mallrave Kinë-Europë kanë ofruar një kanal të sigurt dhe të besueshëm midis Azisë dhe Europës, duke transportuar më shumë se 50.000 lloje mallrash, duke përfshirë produkte IT, automobila dhe pjesë këmbimi automjetesh, veshje, ushqime, verëra, kafe dhe lëndë druri. (Irma)