“Didi” tregon përparimin më të fundit në drejtimin autonom
2023-04-15 14:18:07

Foto nga VCG

“Didi Global Inc” njoftoi se po bashkëpunon me kompanitë e automjeteve me energji të re për të prodhuar në masë automjete pa pilot për shërbimet e transportit.

Modeli i parë i makinës, sipas kësaj marrëveshjeje, do të lidhet me platformën e kompanisë në vitin 2025, deklaroi Meng Xing, shefi operativ i “Didi”, gjatë një eventi në Shangai, citon “China Daily”.

“Didi” zbuloi gjatë kësaj jave edhe një koncept robotaksie të njohur si “Didi NEURON”. Mjeti ka një krah mekanik i cili mund të ofrojë shërbime të tilla si marrja e bagazheve dhe dërgimi i ujit për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve.

“Didi NEURON” gjithashtu nuk ka sedilje shoferi, duke maksimizuar hapësirën e pasagjerëve. Sistemi interaktiv me ekran të madh përmban shërbime të tilla si takime në internet dhe lojëra.

Në të njëjtin event, Zhang Bo, shefi i teknologjisë së “Didi”, tha se përdoruesit e versionit të ri të aplikacionit “Didi” mund të kërkojnë automjete me drejtim autonom në zona të caktuara në Shangai dhe Guangzhou, në provincën Guangdong. (Irma)